Report TV - Epidimeolgou: 11 raste me grip në javë, të rriskuarit të vaksinohen

  • 6 years ago
Epidemiologu Artan Simaku iu ka bërë thirrje të gjithë personave me risk që të vaksinohen gjatë periudhave ku gripi godet më shumë, siç është stina e dimrit. Për Report Tv, epidemiologu Simaku deklaroi se jemi në stinën e gripit dhe se më të prekur janë fëmijët, gratë shtatzënë dhe moshat e treta.

Sipas tij, Instituti Shëndetësor Publik ka dërguar vaksina në të gjitha rrethet dhe mund të kryhen falas nga të gjithë personat me risk, ndërsa personat e tjerë mund ta gjejnë atë në treg me një çmim të arritshëm.
Si paraqitet gjendja gripale?
Shqipëria ndodhet në stinën e gripit, e cila fillon në muajin tetor deri në muajin maj. Paraqet rritje në muajin dhjetor, por kjo është situatë e zakonshme për stinën. Shifrat janë të njëjta me vitin e kaluar. Piku i infeksionit dhe qarkullimi i gripit arrihet në fillim të muajit janar dhe muajin shkurt.

Category

📺
TV

Recommended