Report TV - Ja 28 deputetët që firmosën për Arta Markun, prapaskenat e zgjedhjes së kryeprokurores

  • 6 years ago
Shqiptarja.com zbardh prapaskenat e zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme deri kur të konstituohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do t?i propozojë Kuvendit tre kandidatë për kryeprokuror. Paraditen e djeshme, 28 deputetë të PS hodhën firmat, duke dhënë pëlqimin për zgjedhjen në krye të organit të akuzës, Arta Markun.

Mes deputetëve propozues janë Taulant Balla, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi, Edmond Leka, Bashkim Fino, Sadri Abazi, Sadi Vorpsi, Pjerin Ndreu, Adelina Rista, Ismet Beqiraj, Flamur Golemi, Anduel Xhindi, Almira Xhembulla, Edlira Bode, Vilma Bello, Ilir Pendavini, Ilir Xhakolli, Besnik Baraj, Bledar Çuçi, Antoneta Dhima, Elona Hoxha, Ilir Ndraxhi etj. Shqiptarja.com ka zbardhur edhe arsyetimin e 28 deputetëve për dhënien e pëlqimit të tyre. Ata thonë se e mbështetën zonjën Marku për zbatimin e reformës në drejtësi, përmbushjen e kushteve për integrimin në BE dhe ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Category

📺
TV

Recommended