Ora News - Kryeprokurorja e përkohshme merr sot detyrën nga Adriatik Llalla

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku do të marrë sot detyrën nga kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilit i mbaroi mandati më 7 dhjetor.

Arta Marku u zgjodh dje nga mazhoranca Kryeprokurore e Përkohshme me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, mes protestave me tymuese dhe përplasje fizike të deputetëve të opozitës.

Kryeprokurorja e Përkohshme është nisur nga Shkodra në orën 08:20 drejt Tiranës. Dorëzimi i detyrës do të bëhet pikërisht në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryeprokurorja-e-perkohshme-merr-sot-detyren-nga-adriatik-llalla

Category

📺
TV

Recommended