Reprot TV - Dhunë te Kuvendi,protestuesit çajnë kordonin e policisë

  • 6 years ago
TIRANË - Protestuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Kuvend, pas fjalimit të Monika Kryemadhit. Pasi u kalua rrethimi i parë i policisë, ishte ndërhyrja e Forcave Speciale që rivendosi kordonin dhe sprapsjen e protestuesve. Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe ngjyrues në drejtim të policëve. Pesë mbështetës të opozitës janë shoqëruar nga policia.

PD dhe LSI do tentojnë sot të bllokojnë votimin në Kuvend për Kryeprokurorin e ri të Përkohshëm. Ky është tubimi i parë i madh i PD-LSI kundër Ramës. Çështja e kryeprokurorit thelloi përplasjet mes pozitës dhe opozitës, pasi kjo e fundit nuk e mbështeti vendimin e mazhorancës për Kryeprokuror të Përkohshëm, duke e cilësuar këtë të fundit politik.

Recommended