Ora News - Ekspozita “Unë jam shqiptar”, Veliaj:Vota për emigrantët, detyrim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me rastin e ?Ditës Ndërkombëtare të Emigrimit?, u çel sot në Tiranë ekspozita ?Unë jam shqiptar?, kushtuar diasporës shqiptare. Ekspozita nisi me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës që shënoi valët e para të emigrimit të shqiptarëve, vijoi me ngulmimet arbëreshe në Italinë e Jugut dhe komunitetet e tjera në vende të ndryshme të botës.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo ekspozitë vjen si një mirënjohje ndaj të gjithë atyre shqiptarëve që, nisur nga shkaqe dhe periudha të ndryshme, kanë vendosur që jetën ta organizojnë në një vend tjetër, duke ruajtur traditat dhe zakonet shqiptare.

Veliaj përmendi krijimin e Ministrisë së Diasporës si pjesë e kësaj mirënjohje.

Veliaj: Sot jemi në një situatë ku po ndjekim në mënyrë agresive çështjen e diplomacisë ekonomike. Sot, akti më i madh patriotik që mund të bësh për vendin është të investosh dhe të sigurohesh që këtu vazhdon të rritet ekonomia, që këtu kemi investime të huaja. Ajo që më pëlqen që pas Samitit të Diasporës, një pjesë e madhe e anëtarëve dhe aktivistëve të diasporës janë kthyer jo vetëm në agjentë të marketingut, por edhe në agjentë thithjesh investimesh të huaja, disa herë edhe më të aftë se shërbimi diplomatik, duke qenë se vetë janë marrë me biznes.

Kreu i Bashkisë së Tiranës vlerësoi si mjaft të rëndësishme dhënien e të drejtës për të votuar atje ku jetojnë dhe punojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekspozita-une-jam-shqiptar-veliajvota-emigrantet-detyrim

Category

📺
TV

Recommended