Parlamenti zgjedh Kryeprokuroren e perkohshme

  • 6 years ago
Në një situatë të ndezur, të shoqëruar mes tensionit dhe tymueseve të hedhura nga deputetët e opozitës, mazhoranca votoi e vetme Arta Markun në postin e Kryeprokurores së përkohshme.

Në të njëjtën situatë, kryeprokurorja bëri edhe betimin.

Tensioni i u bë shkak që të ndërpritej dy herë seanca plenare. Në njërin prej rasteve, punonjësit e Gardës shtynë edhe ish ? Kryeministrin Berisha kur ai iu drejtua foltores.



Lulzim Basha e cilësoi antikushtetuese zgjedhjen nga mazhoranca të kryeprokurorit të përkohshëm dhe kërkoi heqjen e kësaj çështjeje nga rendi i ditës, por kjo kërkesë e tij u refuzua nga kryeparlamentari Ruçi.

?Ju jeni të vendosur për të shkelur kushtetutën për të mbrojtur pasuritë tuaja. Ky është çasti i fundit që në emër të Kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni. Ky është urdhri i popullit binduni atij ose përballuni me pasojat?.

Rama nuk e mori asnjëherë fjalën dhe nuk reagoi as kur deputetët e opozitës hodhën tymuese ndaj tij.

Paralelisht opozita protestoi edhe jashtë Kuvendit. Qytetarët e thirrur prej saj tentuan disa herë të hynë në oborrin e parlamentit, për t?iu drejtuar sallës, por nuk u lejuan nga forcat e rendit.

Ish ? kryeministri Berisha, pas mbylljes së seancës, tha se opozita duhet të shohë edhe mundësinë e djegies së mandateve.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla theksoi edhe njëherë se procesi ishte i gjithë legjitim.

Pak minuta pas votimit të kryeprokurores se përkohshme, u mbyll edhe protesta e opozitës ku mbështetësit e saj u shpërndanë qetësisht.

Category

📺
TV

Recommended