Report TV - Arta Marku betohet si Kryeprokurore në kushte ekstreme

  • 6 years ago
Arta Marku është zgjedhur Kryeprokurore e Përkohshme e Republikës së Shqipërisë. Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Zgjedhja e Kryeprokurores së re është bërë përmes një seance të tensionuar ku nuk munguan as tymueset dhe fladanët nga deputetët e opozitës. Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Endri Hasa kanë qenë deputetët e PD të cilët kanë hedhur tymuese e ngjyrues në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Referuar rezultatit të votimit me shumicë të thjeshtë, ku në Kuvend merrnin pjesë 74 deputetë, katër prej tyre kanë kundërshtuar vendimin e grupit parlamentar socialist për të mbështetur Arta Markun. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me të katërta votat nga radhët e PS. Nga grupi parlamentar socialist ka munguar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërsa nga PDIU morën pjesë dy deputetë, Reme Lala dhe Aqif Rakipi, por për ata nuk dihet si kanë votuar. Kujtojmë që PDIU paralajmëroi pak ditë më parë se do votonte kundër Kryeprokurorit të Përkohshëm.

Category

📺
TV

Recommended