Ora News- IKMT aksion në autostradë, qëllimi mospërsëritja e përmbytjeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas përmbytjeve të dy javëe më parë që përfshinë edhe segmente të caktuara të autostradës Tiranë-Durrës, IKMT ka nisur ndërhyrjet për mospërsëritjen e situatave të tilla.

Aksioni ka nisur fillimisht pranë zonës së City Park dhe urës së Limuthit, të cilat ishin zonat më të prekura nga përmbytjet. Ndërhyjra konsiston jo vetëm në rehabilitimin e zonës, por edhe në pastrimin e kanaleve kulluese që do të mundësojnë tërheqjen e ujit në rast reshjesh intesive.

Përmbytjet e fillimdhjetorit në Tiranë u përqëndruan më së shumti në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në qendra tregtare dhe biznese të tjera që operojnë në këtë zonë.

Ndërkohë përveç aksionit në autostradë, Ispektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nistur ndërhyrjet edhe në Patos në kuadër të projektit për rehabitimin e qendrës së qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ikmt-aksion-ne-autostrade-qellimi-mosperseritja-e-permbytjeve

Category

📺
TV

Recommended