Konkursi i artit dhe letersise ne “Turgut Ozal”

  • 6 years ago
Recitimi, kompozicioni, kënga dhe artet figurative ishin gjinitë e artit dhe letërsisë në të cilat nxënësit e shkollave jopublike ?Turgut Ozal?, ?Mehmet Akif? dhe ?Hasan Riza Pasha? konkurruan mes njëri-tjetrit.

Si në çdo vit, konkursi prihet nga identifikimi i talenteve, fillimisht në një konkurs që zhvillohet në secilën nga tre shkollat, për të mbërritur në atë që njihet si ?Dita e Finales së Madhe?, ose e konkurrimit mes njëri?tjetrit të nxënësve artistë nga të treja shkollat.

Për 2017, finalistët ishin 166. Në ambiente të dedikuara për artin dhe kulturën në shkollën ?Turgut Ozal? artistët e së ardhmes garën e zhvilluan në tre kategori, mes nxënësve nga klasa e 4 në të 6, mes atyre nga e 7 në të 9-ën dhe e fundit, kategoria e klasave nga e 10 në të 12-ën.

Krijimtaria e tyre në pikturë, grafikë, karbon, vizatim, prozë e poezi apo aftësitë e veçantitë e tyre në këngë e recitim u gjykuan nga një juri profesioniste, emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare.

Rajmonda Bulku, Sokol Angjeli dhe Mimoza Mevlani gjykuan dhe në fund përzgjodhën më të mirët e recitimit. Zërat e rinj u vlerësuan nga këngëtaret Irma Libohova, Rovena Dilo dhe Kejsi Tola.

Pas etheve të konkurrimit, juritë përkatës shpallën edhe fituesit në secilën nga gjinitë e artit dhe letërsisë. Për më të mirët mes të mirëve dhe për të shënjuar momentin, u shpërndanë medalje për vendet e para, të dyta dhe të treta.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended