I ikin "Shqiponjave" me drogë në makinë dhe përfundojnë jashtë rruge

  • 6 years ago
Përngjan me një skenë filmi ajo e dy të rinjve në Shkodër, të cilët në përpjekje për t?i shpëtuar policisë, përfunduan jashtë rruge.

Bardhok Qershia, 32 vjeç, banues në lagjen ?Tre Heronjtë? dhe një tjetër person po lëviznin me një makinë ?Volkswagen? me targa AA338NG kur ranë në radarin e oficerëve të njësisë ?Shqiponja?, gjatë patrullimit në fshatin Grudë. Atyre iu bë shenjë për të ndaluar, por 32-vjeçari Qershia nuk u bind dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi.

Për pasojë, ai humbi kontrollin duke dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime, as ai dhe as pasagjeri. E pasi përfunduan jashtë rruge, ata braktisën makinën dhe u larguan në drejtim të fshatit Grudë.Policia sqaron se gjatë tentativës për t?u larguar, 32-vjeçari ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive, brenda së cilës kishte 22.5 kilogramë kanabis, të ndara në 19 pako të mbështjella me natriban.

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar, Qershia u arrestua, ndërsa personi tjetër që ndodhej me të arriti të largohej dhe është shpallur në kërkim./tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended