Policia 'shtang' shoferët në rrugët e Tiranës, mbi 100 gjoba vetëm natën e së shtunës

  • 6 years ago
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të goditur të gjitha parregullsitë, që mund të bëhen shkak për aksidente që mund t?iu kushtojnë jetën njerëzve. Në një kontroll të befasishëm, policia ka ndaluar një shofer në Tiranë, i cili po lëvizte me një shpejtësi të çmendur në rrugë.

Në videon e publikuar nga policia në ?facebook?, thuhet se shoferi po ecte me 102 km në orë, ndërsa dëgjohet dhe biseda mes policit dhe drejtuesit të mjetit, ku ky i fundit pyet për gjobën.
Polici: Gjoba për tejkalim të shpejtësisë. Kjo është zvëndësuesja e lejes së drejtimit dhe lejes së qarkullimit.

Shoferi: Sa është gjoba

Polici: Gjoba është 18 mijë lekë të reja. Brenda 10 ditësh do paraqitesh në komision për patentën.

Polici: Tabela 40 km në orë, ti me 102 km...

Recommended