Report TV - Prokurori I përkohëshm në detyrë jo më shumë se 90 ditë

  • 6 years ago
Zhbllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organit kompetent që zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar, përcakton përafërsisht edhe afatin e qëndrimit në detyrë të kryeprokurorit të përkohshëm, i cili pritet të zgjidhjet nga Parlamenti ditën e hënë, për të zëvendësuar Adriatik Llallën.

Referuar 14 afateve maksimale, brenda të cilëve organet kompetente duhet të verifikojnë dhe zgjedhin anëtarin e KLP nga shoqëria civile, prokurori i përkohshëm do të qëndrojë në detyrë jo më shumë se sa 90 ditë. Afatet parashikohen në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Brenda një hapësire kohore prej tre muajsh, Kuvendi duhet të zgjedhë anëtarin e KLP.

Finalizimi i këtij procesi çon në ngritjen e KLP, i cili do të zgjedhë një prokuror të ri përgjithshëm ose të konfirmojë prokurorin e përkohshëm që do të zgjidhjet nga Parlamenti. Bazuar në rregullat e parashikuara në ligj, KLP, pas konstituimit, i propozon Parlamentit tre kandidatë për postin e kryeprokurorit. Parlamenti duhet të zgjedhë njërin kandidat me 2/3 e votave. Në rast dështimi, kandidati me më shumë pikë konsiderohet i zgjedhur.

Category

📺
TV

Recommended