Ora News- Kompania Balili ruan Prokurorinë, publikohen faturat e shërbimit të sigurisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht hetimeve, kompania Balili vazhdon të marrë pagesat e rregullta nga shërbimet që i jepen institucioneve shtetërore. Kompania e sigurisë, ka marrë përsipër të ruajë Prokurorinë e Sarandës dhe Gjirokastrës por dhe objekte të tjera.

Ndërsa për më shumë se prej një viti Klement Balili është një ndër personat më të kërkuar nga agjensitë ligjzbatuese shqiptare zbulohen kontrata të cilat faktojnë se kompania e familjes së të ashtuquajturit "Eskobar"i Ballkanit ruante institucionet e shtetit shqiptar.

Madje pagesa e fundit e bërë ndaj kompanisë Balili co, rezulton të ketë datën 15 dhjetor të këtij viti. madje vetëm në dy muajt e fundit ndaj kompanisë janë shlyer të paktën 36 fatura.

Vetëm dy ditë pas denoncimit me letër nga Kuvendi i Erjon Braçes duket se ka hapur një kapitull të ri të zbulimit të marrdhënieve të kompanisë Balili me institucionet e shtetit.

Nga dokumentat zyrtare evidentohet se kompania "Balili co"ka kontrata për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë si Prokuroria e Sarandës dhe Gjirokastres, Bashkia e Sarandës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, spitalet në jug të vendit si dhe Parku Kombëtar i Butrintit etj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kompania-balili-ruan-prokurorine-publikohen-faturat-e-sherbimit-te-sigurise

Category

📺
TV

Recommended