Verifikohen tokat e dhena me qira - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Procesi i dhëniës së tokës me qira nga ministria e bujqësisë është pezulluar me një urdhër të ministritit Niko peleshi.
Ky vendim erdhi si një nevojë e verfikimit të kontratave të lidhura deri më tani, për të parë efektivitetin dhe ligjshmërine tyre.
Nga viti 2014 kohë kur doli vendimi, ministria e bujqësië ka lidhur 49 kontrata me individë apo sipërmarrës të cilët kanë marrë 3500 ha tokë bujqësore, shtetërore.
Por kush ka të drejtë të përfitojë tokë bujqësore me qira shtetërore e cila nis minimalisht me nje cmim prej 6 mijë lekësh në vit e deri në 27 mijë leke në vit për hektarë?
Dhënia e tokës bujqësore me qira solli edhe debate politike. Të enjten në parlament, ministri Peleshi dha sqarime për 111 hektarë tokë të marra me qera nga familjarët e klement balilit, ndonëse ai është shpallur prej kohësh në kërkim për trafik droge.

Category

📺
TV

Recommended