Noterët, sistem elektronik për arkivin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti Ilir Meta preferoi te veçonte nje element tek procesi i futjes se teknologjisë ne aktivitetin e noterisë; ndikimin pozitiv tek lufta kundër krimit te organizuar.



Ne kongresin e Dytë të Noterisë kreu i shtetit nënvizoi se sistemi elektronik i arkives noteriale ka lehtësuar punen e strukturave shtetërore per sekuestrimin e aseteve kriminale.



?Nga aplikimi i detyruar i këtij sistemi, në bashkëpunim dhe me institucione të tjera, përveç se është arritur progres në punën tuaj, është lehtësuar gjithashtu puna e autoriteteve në parandalimin e veprimtarive të paligjshme në fushën ekonomike, por njëkohësisht dhe në zbulimin e veprimeve kriminale në fushën e pastrimit të parave dhe aseteve kriminale.?



Por sipas Metës, procesi i dixhitalizimi iu vjen ne ndihme qytetareve, duke shkurtuar kohen qe nevojitet per te marre nje shërbim. Ne kuadër te reformës ne drejtësi, noterët do te kenë nje ligj te ri i cili pritet te miratohet nga parlamenti ne sesionin e ardhshëm.

Category

📺
TV

Recommended