Report TV - Basha flet nga Londra për zgjedhjen e kryeprokurorit

  • 6 years ago
Gjatë qëndrimit në Londër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me komunitetin shqiptar të Londrës. Aktualiteti në Shqipëri ishte në vëmendjen kryesore dhe pyetjet e tyre ishin për çështjen e kryeprokurorit, krimit të organizuar, fuqizimit të Partisë Demokratike. Lidhur me çështjen e kryeprokurorit, Lulzim Basha e krahasoi vendimin e Edi Ramës për ta marrë nën kontroll drejtësinë me pushtetin absolut të mbretit, duke qenë vetë kryeministër, vetë gjyqtar, vetë xhelat.

Basha tha se shqiptarët e kanë vuajtur këtë nën diktaturë dhe se opozita nuk do të pranojë kurrë që Edi Rama ta kthejë Shqipërinë në të njëjtën gjendje, ku një njeri i vetëm kontrollon me dorë të hekurt Parlamentin, Qeverinë dhe Drejtësinë. ?Ky është fundi i reformës në drejtësi dhe ky është hapi vendimtar i rrëshkitjes së vendit në diktaturë. Nëse në datë18 dhjetor Edi Rama zgjedh me votat e tij kryeprokurorin, ky është fundi i shtetit ligjor, fundi i demokracisë dhe opozitës i lind detyra të japë përgjigjen e merituar?- tha Basha.

Category

📺
TV

Recommended