Ora News - Rama-Zaev: Doganë të përbashkët me Maqedoninë, linjë hekurudhore Ohër-Lin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Pogradec u pasua me një konferencë shtypi nga dy kryeministrat. Çështjet infrastrukturore ishin tema kryesore e kreut të qeverisë shqiptare, duke përmendur linjën hekurudhore Ohër-Lin. Rama theksoi se deri në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të punohet për një doganë të përbashkët në Qafë Thanë.

Një çështje tjetër ishte marrëveshja e Ohrit, për të cilën Rama tha se kishte marrë garanci nga homologu Zaev për zbatimin përfundimtar të saj.

Rama: Po ashtu është folur për hekurudhën dhe shtrirjen e saj mes Ohrit dhe Linit si dhe për ambicien që porti i Durrësit të jetë gjithnjë e më shumë me akses për palën maqedonase në funksion të intensifikimit të tregtisë edhe nga ky port. Ndërtimi i linjës të interkonjeksionit 400KV përbën një arsye të fortë për të qenë optimist për sa i përket integrimit të tregut energjetik mes dy vendeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-zaev-dogane-te-perbashket-me-maqedonine-linje-hekurudhore-oher-lin

Recommended