Report TV - Muçi: Dua një shpjegim për përjashtimin nga gara

  • 6 years ago
Besnik Muçi ka reaguar pas skualifikimit nga gara për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm nga Komisioni i Ligjeve, me arsyen se nuk plotësonte kushtin për 15 vite punë si prokuror. Në një dalje për media, Muçi deklaroi se i mungojnë vetëm 15 ditë për të mbushur 15 vite si prokuror.

Duke cituar Kushtetutën, ai ju drejtua dy deputetëve socialistë, Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti, duke iu kërkuar t'i tregojnë se ku e gjetëm kushtin për 15 vite eksperiencë, duke i sfiduar se nëse e gjejnë ai do të tërhiqet dhe do të kërkojë ndjesë.
"Mbush 15 vite pas 15 ditë prokuror, në të cilat rreth 10 vjet jam prokuror të Krimet e Rënda. Përmbush kriteret si kreu i parë. Ligji parashikon kreu i katërt. Kushtet ligjore: Ja cfarë parashikon Kushtetuta, neni 148 paragrafi 1: Prokurori i përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vite punë, që kanë mbaruar shkollën e magjistraturës.

Category

📺
TV

Recommended