Ora News - Pensionistët tërheqin shpërblimin e fundvitit: Shumë pak, me zor e përballojmë!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

ISSH ka nisur prej kësaj të premte ndarjen e shpërblimeve të fundit të vitit për pensionistët.

Në të gjitha pikat e Postës përfituesit kanë tërhequr shumën prej tre mijë lekësh të dhënë nga qeveria shqiptare.

Të pyetur nga Ora News shprehen të pakënaqur me shumën, teksa zgjedhin ironinë për të reaguar.

Pensionistë: Çfarë do bësh me 30 mijë lekë? Gjysmë pule.
Çfarë t'i bëjmë qeverisë! Drejt me thënë pak është. Populli nuk lëviz.

Të moshuarit ankohen për nivelet e pensioneve por falënderojnë fëmijët për mbështetjen financiare që I japin për të përballuar jetesën

Pensionistë: Vështirë e kemi.
-Shumë vështirë. 37 vite punë 150 mijë lekë marrë. Më ndihmon vajza.

Nga shpërblimet do të përfitojnë rreth 650 mijë pensionistë.

Krahasuar me një vit më parë shpërblimet prekin gjysmën e shumës, kur të gjithë pensionistët u shpërblyen me 6 mijë lekë për festat e fundvitit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pensionistet-terheqin-shperblimin-e-fundvitit-shume-pak-me-zor-e-perballojme

Category

📺
TV

Recommended