Brukseli nxiton për “Brexit” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e BE pritet të bien dakord zyrtarisht për të filluar fazën e ardhshme të negociatave të Brexit.



Kjo do të thotë se bisedimet mund të kalojnë në marrëdhënie afatgjata midis Britanisë së Madhe dhe BE-së, disa ditë pasi Theresa May pësoi humbjen e saj të parë në Dhomën e Komuniteteve.



Raundi tjetër i bisedimeve mbi një periudhë tranzicioni pas largimit të Mbretërisë se Bashkuar , në mars 2019, mund të fillojë që javën e ardhshme.



Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se ky proces do të ishte ?shumë më i vështirë?.



Komisioni Evropian beri të ditur se në fazën e parë është shënuar ?përparimi i mjaftueshëm? për të kaluar në diskutimin e një marrëdhënieje të ardhshme, duke përfshirë çështje të tilla si siguria dhe tregtia.



Juncker tha se përparësia fillestare e BE ishte të formalizojë marrëveshjen aktuale për çështje të tilla si të drejtat e qytetarëve përpara fillimit të negociatave për një marrëdhënie të ardhshme, pasi Britania të largohet në mars 2019.

Recommended