Ora News - Dita Kombëtare e Katarit, ceremoni festive me personalitete të shquara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada e Katarit organizoi pritje për ditën kombëtare të shtetit të Katarit ku morën pjesë personalistete të shquara të vendit dhe të huaj. Në këtë përvjetor, Përfaqësuesit e shtetit të Katarit shprehën vullnetin për të bashkëpunuar edhe më tej me Shqiëprinë në fushën e tregtisë.

Ambasada e Katarit në Tiranë festoi Ditën Kombëtare të Shtetit të Katarit. Në këtë eveniment morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar, anëtarë të trupit diplomatik, personalitete të politikës, medias, artit, kulturës dhe ekonomisë.

Në fjalën e tij, i ngarkuari me punë i ambasadës së Kartarit, Hashim Ibrahim Al Sada vlerësoi marrëdhëniet diploamtike të Shqipërisë dhe Katarit dhe prêt zhvillime positive për sa i përket tregtisë mes dy vendeve.

Hashim Ibrahim Al Sada: "Marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes dy vendeve janë shumë të forta dhe të qëndrueshme. Ne shpresojmë që periudha e ardhshme të ketë zhvillime pozitive dhe konkrete në marrëdhëniet ekonomike, investuese dhe tregtare dypalëshe, duke qenë se ka një vullnet të përbashkët për këtë gjë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dita-kombetare-e-katarit-ceremoni-festive-me-personalitete-te-shquara

Category

📺
TV

Recommended