Report TV - Përplasja, Noka i bllokon foltoren Ramës: drogaxhi, Rama: Nga ç'pyll e keni sjellë këtë

  • 6 years ago
Tensione në sallën e Kuvendit. Përmbytjet e dy jave më parë sollën përplasje mes maxhorancës dhe opozitës gatë seancës parlamentare. Në replikë, kryeministri Edi Rama e quan "llaxore" paraardhësin e tij Sali Berisha, pasi ky i fundit i ishte drejtuar më herët me fjalët injorant dhe budalla.

?Dije këtu o injorant, që ke vetëm injorancën se nuk u hapën digat, se digat është të ulësh kokën nga apokalipsi. A e morrët vesh që kishte çuar don Agaçion për ti nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikuar. A nuk e denoncuam këtu në Parlament apo jo? Fol mo për këto. Po Balili të ka në grusht ty, fol e për Balilin po deshe. Po videon e orgjive të tua në Santa Quaranta ua ka dorëzuar të gjithëve?, tha Berisha.
?Kur s?kam bërë e kur nuk bëj politikë me emra kriminelësh e me emra krushqish, e me emra?. këtë e ke ti si llaxorja më e madhe e këtij vendi historikisht ty ta kemi lënë. Ke bërë dhe kazanin dixhital atje, vazhdo?, iu përgjigj Rama.

Në këtë moment, deputet i PD, Flamur Noka i cili i afrohet nxitimthi foltores teksa fliste kryeministri. Ishte ndërhyrja e forcave të Gardës të cilët shmangen edhe konfrontimin fizik, pasi gjatë gjithë kohës deputeti demokrat zgjaste duart në drejtim të kryeministrit. Pas fyerjeve të Berishës në adresë të Ramës, ky i fundit iu përgjigj nga foltorja me fjalën "llaxore" e cila për demokratin Noka është fyerje, ndërsa i kërkoi Ruçit të marrë masa ndaj kreut të qeverisë.

Category

📺
TV

Recommended