Ora News - Prezenca në tryezën për zgjedhjet, Lu: Çfarë ndodhi me mazhorancën? Përgjigjet Çuçi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

OSBE ka ulur në një tryezë të përbashkët mazhorancën dhe opozitën për të diskutuar mbi përfshirjen e Teknologjisë në proceset zgjedhore. Në nisje të fjalës së tij ambasadori amerikan Donald lu ka tërhequr vëmendjen për mungesën e mazhorancës.

Lu: Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh. Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me mazhorancën. Mund të shoh 2 ose 3 anëtar të mazhorancës dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegojë se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thoja që kjo ngre pyetjen nëse mazhoranca e ka marr seriozisht çështjen e votimit elektronik. Binin dakord apo jo me përdorimin e teknologjisë, e rëndësishme është që të dyja, si mazhoranca dhe opozita të jenë pjesë e këtij diskutimi.

Në përgjigje të ambasadorit ka reaguar deputeti I PD Blendi Çuçi, sipas të cilit në këtë reform duhet të përfshihet dhe votimi i emigrantëve.

Çuçi: Dua të siguroj ambasadorin Lu që të mos dyshojë asnjë moment për seriozitetin e Partisë Socialiste sepse në sallë janë 7 anëtarë të komisionit Ad Hoc të reformës territoriale. Madje, me standardin e opozitës, duke ju pasur ju në krah bëhemi 8.

Për ambasadorin amerikan teknologjia në zgjedhje mund të zgjidhë disa probleme, por blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe mbulimi mediatik, mund të zgjidhen vetëm nëse zbatohen rekomandimet e OSBE ODIHR.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prezenca-ne-tryezen-zgjedhjet-lu-cfare-ndodhi-me-mazhorancen-pergjigjet-cuci

Recommended