Report TV - Patozi: Basha donte të kishte një parti personale

  • 6 years ago
Kam bindjen e plotë që Basha tentoi pa sukses të tjetërsoi PD për të krijuar një parti tjetër e cila do të ruante vetëm emrin por do të ishte parti personale e tij, por nuk e arriti. Tentoi që përmes PD të arrinte në një parti tjetër që kishte trajtën e Republikës së Re, i ndryshoi njerëzit dhe ngjyrën, zhduku rrënjët. Basha donte që të kishte një parti personale, por kur nuk u arrit objektivi u kthye sërish te PD. Ky eksperiment i dështuar tregoi që nuk mundesh që në shekullin që jetojmë që duke ardhur nga asgjëja të marrësh përsipër opozitën e vendit dhe ta kthesh në një ndërmarrje biznesi privat. Ai u kthye te PD, pasi ka nevojë, pasi e kishte të pamundur të avanconte përpara.

Category

📺
TV

Recommended