Ora News - Mjekët e Tiranës do të punojnë edhe në spitalet rajonale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bluzat e bardha janë të detyruar të punojnë edhe në spitalet rajonale ku ka mungesën të specialistëve duke u stimuar edhe me bonuese ditore. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se plani i nis në janar të vitit 2018, ndërsa urgjencat e reja kardiake në Senatorium dhe Shkodër do të shfryjnë fluksin e qsut.

Mjekët nga Tirana do të jenë të detyruar të shkojnë edhe në spitalet e rretheve për të plotësuar mungesën e specialistëve në këto institucione spitalore. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se plani do të nisë të zbatohet në janar të 2018 duke stimuluar mjekët edhe me bonuese 10 mijë lekë dita.

Manastirliu: Spitalet Universitare do të dërgojnë në ditë të caktuara mjekë specialistë për të dhënë shërbim të specializuar në spitalet rajonale dhe për të shmangur mbingarkesën në spitalet e Tiranës, por mbi të gjitha për të ofruar shërbimin shëndetësor aty ku janë nevojat afër qytetarëve.

Gjatë prezantimit të strategjisë për 2020 në ditën e Mbulimit Shëndetësor, Ministrja u ndal edhe në nevojë që ka për investime urgjenca kardiake. Në fakt, ky shqetësim u ngrit nga mjekët pak ditë më parë ku 8 prej tyre kërcënuan me dorëheqeje. Ministrja Manastirliu beson se duke shtuar urgjencën kardiake në spitalin universitar ?Shefqet Ndroqi? dhe në atë rajonal të Shkodrës, do të ulet fluksi i Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mjeket-e-tiranes-do-punojne-edhe-ne-spitalet-rajonale

Recommended