Sërish protesta nga kompanitë nënkontraktore të cilat kanë kryer punimet në Bypasin Fier-Vlorë. Janë 55 kompani të cila nuk janë paguar nga shteti për punët e kryera, ndërkohë që përfaqësuesit e firmave paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e rrugëve nacionale.
55 kompani nënkontraktove për punimet e By passit të Vlorës dhe Fierit këtë të hënë kanë protestuar sërish, duke bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimin e mjeteve në hyrje të autostradës Vlore Levan. Shkak për këtë është mospagesa për punën e kryer, nga ana e firmës kontraktore ?Serenisima.
Firmat nënkontraktore kërkojnë shlyerjen e detyrimeve që shteti, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka ndaj këtyre firmave. Janë 9.5 milion euro, vlera që shteti duhet tu u shlyej këtyre firmave.