Report TV - Ferdinand Elezi kandidati i parë për postin e Kryeprokurorit

  • 6 years ago
Teksa kanë mbetur vetëm 24 orë nga mbyllja e aplikimeve për zëvendësimin e Adriatik Llallës në pozicionin e Kryeprokurorit, vetëm një kandidaturë është paraqitur zyrtarisht për këtë pozicion në Kuvend. I pari që ka dorëzuar dosjen, duke shprehur ambicien për kryeprokuror, është kreu i akuzës së Durrës, Ferdinand Elezi.
Por ndonëse zyrtarisht ka vetëm një kandidat, janë të shumë emrat që qarkullojnë si kandidat potencial për këtë pozicion. Në radhët e prokurorëve një ndër emrat më të lakuar, që shihet si favorit është edhe Olsjan Çela, Prokurori i Krimeve të Rënda që më herët ka drejtuar këtë institucion. Henrik Ligori është një tjetër kandidaturë që prej kohësh është përfolur se do të kandidojë për këtë post, por ende nuk ka dorëzuar një kërkesë pranë Kuvendit.

Besnik Muçi një tjetër prokuror i Krimeve të Renda përflitet se mund të jetë kandidat i mundshëm për këtë post. Ndërkaq, edhe Prokurori i Tiranës, Dritan Rreshka, ish-kreu i Task-Forcës së Tiranës është një tjetër emër që përflitet se ka shprehur ambicien për të qenë numri një i akuzës shqiptare. Sot kanë dal edhe dy emra prokurorësh që kanë shprehur ambicien dhe që plotësojnë kriteret për të qenë kryeprokuror.

Recommended