http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://instagram.com/vizionplustelevizion https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi dorëzoi në kuvend kandidaturën e tij për kryeprokuror të përkohshëm. Prej disa ditesh, emri I tij përflitej si një nga kandidatët potencialë për prokuror ndërsa pak ditë më pare Elezi tërhoqi dokumentat e vjetërsisë në punë, të nevojshme për kandidaturën. Elezi plotëson kushtet për të qenë kryeprokuror i përkohshëm dhe ka gradën shkencore si dhe 15 vjet vjetërsi në punë. Por krahas tij një tjetër emër që u përfol si candidate është dhe Arta Marku. Emri I prokurores së Shkodrës ishte ndër të parët të cilët po kalojnë në skanerin e vettingut ndërsa burimet thanë se kandidatura e saj mbërriti mëngjesin e kësaj të hënë në Kuvend. Nuk dihet nëse do të ketë kandidatura të tjera për postin e prokurorit të përgjithshëm ndërsa afati përfundimtar për paraqitjen e tyre është dita e martë në orën 18:00. Ndër emrat e tjerë të cilët plotësojnë kriteret janë dhe prokuroret e krimeve të rënda henrik Ligori dhe Besnik Muci. Ndonëse nuk ka ende informacion zyrtar për kandidaturat e tyre të mundshme, Kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet nga Kuvendi do ketë mandat të përkohshëm deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në pranverë të vitit të ardhshëm.