Report TV - Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” tur me shfaqje franceze në Shqipëri

  • 6 years ago
Gjashtë premiera të 6 autorëve francezë do të shfaqen 25 herë në 6 rajone të vendit nga Teatri Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? në Tiranë. Drejtori Kiço Londo ka folur rreth këtij bashkëpunimi me Ambasadën Franceze në Tiranë.
Përfaqësuesja e Ambasadës Franceze, Roza Ambizu, tha se teatri prek çështje me interes për shoqërinë.

?Teatri merr një vlerë të veçantë në kohën kur shoqëria mbart probleme sociale. Rëndësia e këtij teatri qëndron në faktin se aty shprehet satira sociale dhe përmes tij ngrihen problematika të shoqërisë së cilës ne i përkasim?.

Premiera e parë e këtij projekti ?Boeing, Boeing? është shfaqur dhe do të vijojë të shfaqet sërish në disa rrethe të vendit. Aktori Gentian Zenelaj, protagonist i shfaqjes flet për përvojën e këtij turneu. Ky projekt ambicioz do të përfundojë me festivalin e Teatrit Francez. Plot 150 shfaqje do të ngjiten ne skenë në rajonet e vendit në kuadër të këtij festivali.

Recommended