Vettingu, 28 nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët nuk e kalojnë testin e justifikimit të pasurive

  • 6 years ago
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive jep sinjalin e parë për përmbushjen e pritshmërive të mëdha të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian sa i përket veprimit dhe zbatimit të ligjit të Vetingut.

Rreth 28 nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët të parë, të cilët po i nënshtrohen procesit të Vetingut, nuk e kalojnë testin e justifikimit të pasurive me dokumentacion ligjor. Shqiptarja.com ka mësuar se dosjet e verifikimit të ligjshmërisë së pasurive të 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve janë marrë në dorëzim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njëri nga tre organet e Vetingut.

Sipas burimeve të konfirmuara, pasuria e më pak se gjysmës së 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve ka rezultuar me probleme ligjore, të cilat janë reflektuar në dosje dhe që e bëjnë të pamundur që subjekti i vlerësimit të shërbejnë në drejtësinë e re. Kjo do të thotë se, nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do të konfirmojnë gjetjet e konstatuara nga ILDKP, prokurorët dhe gjyqtarët në fjalë do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Recommended