Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Romela Begaj ishte ende e emocionuar për medaljet e marra në botërorin e peshëngritjes disa ditë më parë. 31-vjeçarja fitoi të artën në shkëputje dhe argjendin në dygarësh, që është edhe suksesi më i madh shqiptar në këtë sport. Një dëmtim i mohoi një sukses më të madh.

Romela Begaj : Gara ka të papritura, por për mua ishte një arritje.

Romelës i mungon vetëm medalja olimpike, por nuk nxiton të vendosë objektiva.

Romela Begaj : Është një start, medalja olimpike është akoma larg.

Gara e radhës do të jetë Europiani që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.

Romela Begaj : Normal që do të japim maksimumin jo vetëm unë, por të gjithë sportistët shqiptarë.

Romela Bagj u rikthye në garat ndërkombëtare këtë vit pas përfundimit të pezullimit për shkak të dopingut.

Category

📺
TV

Recommended