Garën për dekan në Fakultetin e Historisë e Filologjisë, kandidati Laçi ankesa për procesin

  • 6 years ago
Është zhvilluar në tension gara për dekan në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Kandidati për dekan në këtë fakultet, prof. Sabri Laçi ka depozituar pranë Komisionit Institucional të Zgjedhjeve një ankesë për procesin zgjedhor.
Sipas tij, pas përfundimit të procesit të votimit është shkelur rregullorja për të deformuar votën e zgjedhësve, me qëllim grabitjen e mandatit. Të fshehur pas kësaj, prof. Laçi deklaron se janë ish-drejtues të këtij institucioni.

?Drejtues dhe ish-drejtues të Universitetit. Janë mësuar ta kenë Universitetin nën kontroll dhe duan të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë?, tha prof. Laçi.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve të Fakultetit, Rozana Rushiti në vlerësimin e saj ka shpallur rezultatin e votimit për kandidatët për dekan, ku prof. Sabri Laçi ka 50.139 % të votave të fituara, ndërsa kandidatja tjetër prof. Aljula Jubani ka 49. 86% të votave.

?Këtu u duk sikur realisht u zgjat procesi, e në fakt u zgjat procesi sepse mendohej që duhej të ishte përfunduar më herët. Shpallësi i saj ishte përqindja?, u shpreh kryetarja e KZF

Recommended