Ora News – Prodhimi i mandarinës në Konispol 30 % më i lartë, shumica shkon për eksport
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mandarina shqiptare pritet të pushtojë këtë vit tregjet për shkak të prodhimit dhe cilësisë. Vetëm në Konispol, prodhimi i këtij viti është rreth 20 mijë ton, ku shumica pritet të shkojë për eksport. Ndryshe nga vitet e kaluara prodhimi nuk pritet të mbesë stok, ndërsa fermerët janë të kënaqur me çmimin.

2017 ka qenë një vit i mbarë për prodhuesit prodhuesit shqiptar të mandarinës me rreth 30 % më shumë se një vit më parë .

Vetëm në zonën e Konispolit rreth 750 hektarë të mbjella me mandarinë kanë prodhuar rreth 20 mijë ton.

Shuaip Beqiri: Kemi rreth 1 mijë fermerë që kanë mbjellë që kanë mbjellë mbi 740 hektarë tokë me mandarina. Prodhimi sivjet shkon mbi 20 mijë ton.

Shumica e këtij prodhimi është e destinuar për eksport drejt Kosovës, Maqedonisë por edhe në disa vende më të largëta si Ukraina. Ndryshe nga një vit më parë, cmimi kënaq fermerët ndërsa produkti nuk pritet të mbesë stok.

Shuaip Beqiri: Bëjmë jo vetëm furnizimin e tregut të brendshëm në Shqipëri, por edhe tregut rajonal. Ajo cfarë është e vecantë sivjet, kemi dhe eksport dhe cmimi është mbajtur në një standart të mirë.

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote dhe deputeti Andrea Marto premtuan mbështetjen e qeverisë për fermerët që kanë ruajtur dhe po cojnë përpara traditën e kultivimit të mandarinës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/prodhimi-i-mandarines-ne-konispol-30-me-i-larte-shumica-shkon-eksport
Recommended