Zemërim në botën arabe për Jerusalemin, OKB mbledhje urgjente - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E gjithë bota e ka kundërshtuar ashpër vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit, qytetit me 900 mijë banorë, si kryeqytetin e Izraelit.



Arabia Saudite, aleati më i madh i SHBA në botën arabe, u rreshtua krahas vendeve që dënuan ashpër vendimin e Trump, duke e cilësuar atë si ?të pajustifikuar dhe të papërgjegjshëm?.



Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania nuk e mbështesin vendimin e presidentit amerikan. Edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini shprehu në emër të Bashkimit Evropian shqetësimin serioz pas vendimit të Trump.



Ndërsa presidenti palestinez Mahmud Abbas, tha se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit është i pa vlefshëm dhe për të ardhur keq.



Madje mediat shkruajnë se ai ka urdhëruar delegacionin diplomatik palestinez që të braktisë Uashingtonin dhe të kthehet në vend.



Vendimi i Trump ka shkaktuar zemërim në mbare botën arabe. Qindra qytetarë në Rripin e Gazës kanë filluar protestat e dhunshme. Mesnatën e së mërkurës ata mbushën rrugët, duke djegur flamuj amerikanë dhe foto të presidentit Donald Trump. Në Turqi, qindra protestues u mblodhën para misionit diplomatik amerikan, në shenjë kundërshtimi.



Zyrtarët palestinezë kanë paralajmëruar shkëputjen e lidhjeve me SHBA dhe përfundimin e bashkëpunimit të sigurisë me shtetin hebraik.



Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të diskutojë mbi këtë çështje të premten, pasi tetë nga 15 vendet anëtare kërkuan një sesion urgjent. Ndërsa Liga Arabe paralajmëroi mbajtjen e takimit urgjent të shtunën.



Veprimi i Presidentit Trump përmbysi dekada të tëra përpjekje të politikës amerikane për zgjidhjen e Jerusalemit, gjë e cila është njëherësh një nga çështjet më të ashpra midis Izraelitëve dhe palestinezëve.



Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se do të urdhëronte Departamentin e Shtetit për të filluar përgatitjet për të lëvizur ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem. Ndërsa kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi vendimin e Trumpit si ?një ditë historike? për vendin e tij.



Ajo që shumë ekspertë i druhen është se nuk bëhet fjalë për fillimin e bisedimeve të paqes, sikurse Donald Trump ka paralajmëruar, por se si mund të pengohet zhvillimi i një lufte të re në vendin i cili është sa e pamundur ta ndash, e po aq e pamundur ta bashkosh.

Recommended