Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
"Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm". Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Ai tha se mandati i Adriatik Llallës, sipas përcaktimeve kushtetuese përfundon në datën 7 dhjetor 2017. Përsa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore.

"Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm", tha Balla.

Category

📺
TV

Recommended