Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu në një lidhje direkte në studion e ?Tonight Ilva Tare? tha se në këtë zonë janë 635 familje të prekura nga përmbytjet dhe në 130 prej tyre, ndërtesat janë të pabanueshme.
Mziu: Aktualisht situata është më e mirë. Kemi një situatë e cila nuk është përsëritur asnjëherë në këto përmasa. Nga verifikimet konstatojmë se kemi 635 familje që kanë shtëpitë të prekura nga uji. Në këto shtëpi, më shumë se 130 familje nuk banojnë në shtëpitë e tyre, që do të thotë se shtëpitë e tyre janë të pabanueshme.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mziu-ne-kamze-jane-prekur-635-familje-nga-permbytjet