Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Përmbytjet sistematike dhe shkalla e lartë e dëmeve, sipas urbanistëve nuk është vetëm si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë. Ata pohojnë se ne jemi duke paguar tashmë faturën e sjelljes barbare me territorin, duke ndërtuar në mënyrë kaotike nëpër fusha e qytete, duke shkatërruar edhe sistemim e kullimit.

Në mënyrë sistematike, mijëra hektarë tokë, nga ultësira e Shkodrës e deri në qytetin e Vlorës, mbulohen nga uji, duke shkaktuar miliona euro dëme. Por a janë vetëm reshjet e dendura përgjegjëse për shkallën e lartë të dëmeve? Urbanistët mendojnë se ne po marrim pas faturën e sjelljes tonë gjatë këtij çerekshekulli, veçanërisht më ndërtimet kaotike në fshatra e qytete

Por problemi i ndërtimeve sipas urbanistit Armand Vokshi është prezent edhe në zonat urbane, në të cilat edhe pse është shmangur ndërtimi informal, sërish nuk ka hapësira të mjaftueshme për dekantimin e ujit në raste emergjence.

Në mungesë edhe të pastrimit të kanaleve kulluese të cilat janë kthyer në kosha mbeturinash, sipas Vokshit për këtë problem të post komunizmit nuk duhen bërë me faj vetëm reshjet e shiut, por vëmendja duhet kthyer tek mënyra se si ne kemi ndërtuar e vazhdojmë të ndërtojmë.

Category

📺
TV

Recommended