Ora News - Korça ndez dritat për festat e fundvitit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dekori dhe atmosfera që krijohet në muajin e fundit të vitit e ka shndërruar Korçën në qytetin e festave.

"Festivali i Dritave" i solli edhe këtë vit vizitorë të shumtë në qytetin e juglindor.

Ceremonitë nisin me ndezjen e dritave që zbukurojnë qytetin përgjatë gjithë muajit dhjetor.

Qindra qytetarë e vizitorë iu bashkuan ceremoisë së mbajtur tek Pazari i Vjetër i Korçës.

Sotiraq Filo: Një atmosferë që i shërben jo vetëm qytetit tonë por edhe vizitorëve që nga viti në vit po vijnë dhe po kalojnë festat në qytetin tonë.

Shtimi i ndjeshëm i numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj ka bërë që bashkia e korces te organizojë aktivitete te cilat do te vazhdojne pergjate gjithe dhjetorit.

Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/korca-ndez-dritat-festat-e-fundvitit

Recommended