Një ndër momentet që padyshim e ndezi skenën e "C'est La Vie" këtë të diel në Tv Klan ishte performanca e Big Mama & Skerdi Farias, mbi të gjitha për shkak të këngës së zgjedhur nga dy konkurrentët, "Mamica".
Ata kishin vendosur që vargjet e saj t'i këndonin të pa censuruara, zgjedhje që duket se u mirëprit nga publiku, i cili këndoi në kor.
Sigurisht që nuk munguan batutat...
Vjollca: Sa jeni tundur..
Skerdi: Më shumë janë tundur cicat e mia se ato të Big-it.
Vjollca: Kjo këngë në radio, në televizion kur e dëgjon është pak e censuruar, ju e thatë të gjithën, edhe publiku ishte njëzëri me ju.
E me këto fjalë, Vjollca kërkoi që ta këndonin edhe njëherë këtë pjesë. Sëbashku me dy konkurrentët, i gjithë publiku këndoi në kor... pa censurë.
Vargjet u kthyen në pikë humori, pasi Big Mama tha se fundja të gjithë "jemi ushqyer nga cicat".
Big Mama: "Ça ke ti me Mamicën. A është turp të përmenden cicat? Gjithë me cica jemi rritur..."
Vjollca: Po pra, por në TV ka pak më etikë kur thuhet.
Big Mama: Sa shumë t ë tundet gjoksi? Kjo nuk shkon.
Batutat vijuan edhe gjatë komenteve të jurisë.
Rovena Lule: "Doktori sot e kishte marrë me aq seriozitet, këndonte me kaq seriozitet për gjoksin sa... një pyetje kam për kuriozitet, sa gjokse imagjinon, si të vijnë imazhet?"
Skerdi Faria:"Edhe në ëndërr po më dalin, kështu rrotull me vijnë majtas dhe djathtas"./tvklan.al
Comments