Ora News - Mungon energjia dhe uji. Vlora, Fieri dhe Fushë-Kruja, zonat më të prekura
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmbytjet masive të banesave janë vetëm njëra anë e medalies, por qytetarët prej ditësh po përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. Zonat më të prekura vijojnë të jenë Vlora, Fieri dhe Fushë-Kruja. Kështu, në fshatin Kafaraj të Fierit janë përmbytur pompat, ndërsa zgjidhje provizore janë përdorur puset e zonës, në të cilët eshtë hedhur edhe klor. Përfaqësues të Ujësjellësit bëjnë apel që të mos e përdorin ujin që vjen në rubinetat e qytetarëve deri në një vendim të dytë.
Fieri, Vlora dhe Fushë-Kruja, tre zonat më të dëmtuara nga përmbytjet, veç të tjerash po përballen me mungesën e ujit dhe energjisë elektrike.

Dëmtimi i pompave në Kafaraj të Fierit, ka bërë që në rubinetat e qytetarëve të shkojë ujë i turbullt, ndërsa po ndërhyhet për përmirësimin e situatës.

Ndëmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Fier thotë se grupet janë në terrën për të zgjidhur problemin.

Edhe në Fushë-Krujë vijon e njëjta situatë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mungon-energjia-dhe-uji-vlora-fieri-dhe-fushe-kruja-zonat-me-te-prekura
Recommended