E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (03 dhjetor 2017)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-13-sezoni-10/

Kjo është Jonida, një vajzë nga Elbasani, e cila sot ka ardhur në ?Ka një mesazh për ty? në e ?Diela Shqiptare? për t?i përcjellë një mesazh babait të saj.

?Kam ardhur për t?i thënë babai që të mos jetë më i trishtuar për mua, për atë që më ka ndodhur. ?

Prej një viti Jonida është ndarë nga bashkëshorti, një martesë me mblesëri e stisur nga halla e saj.

?Pas një muaji që e shikova dhe dolëm disa herë bëmë fejesën? dolëm disa herë, por jo shumë. Fatkeqësisht nuk ishte kohë e mjaftueshme. Por i besova më shumë nga halla ime.?

?U fejova. Dy vjet ndenjëm të fejuar dhe vendosëm datën e martesës. Isha shtatzënë kur vendosëm datën e martesës. Pas martese, ai qëndroi vetëm 3 ditë në shtëpi dhe iku në Greqi, sepse kishte një punë të tillë që nuk e linte greku?.

Jonida tregon se fillimisht, ndonëse vetëm me njerëzit e burrit të saj, kaloi mirë. Por gjërat nisën të shkonin keq kur lindi djalin.

?Gjithçka ndryshoi. Ata gjendje ekonomike nuk kishin. Djali donte të tijat. Unë i thosha dua këtë, ata më ktheheshin, nuk kemi, bej ç?të duash. Gjithçka ma ka dhënë familja ime. Gjithçka kërkoja ishte për fëmijën, asgjë për veten time. Fëmija ishte një muajsh dhe ata më thoshin mbaje me qese, me rroba (në vend të pelenave)??

Ajo shpjegon më tej se e merrte bashkëshortin në telefon dhe e pyeste se çfarë do të bëhej, pasi kur kishte ikur i kishte premtuar se prindërit e tij do të kujdeseshin për çdo gjë.

?Më solli nga Greqia 100 euro, 50 do t?ia japësh njerëzve të mi, 50 do t?i mbash ti, më tha. I mora i theva dhe ia dhashë. I thashë që 50 ua ka sjellë juve, 50 mua. Por vjehrra m?u vërsul dhe më tha ?që ti nuk ke të drejtë t?i kërkosh djalit lekë?.?

Jonida nuk punonte dhe mbahej vetëm me paratë që i sillte bashkëshorti.

E reja tregon se që prej asaj kohe, vjehrrit i qëndronin indiferentë. Ajo rrëfen se ata kishin dashur një tjetër vajzë për djalin e tyre dhe e fajësonin Jonidën që ai nuk ishte me tjetrën.

Pas 6 muajsh, bashkëshorti kthehet nga Greqia dhe sëbashku vendosin që Jonida të jetonte tek prindërit e saj. Dy ditë më pas, vjehrra e merr në telefon.

?Më tha, përse ia mbushe mendjen djalit që të ikje nga shtëpia.?

Jonida thotë se nuk u tregonte prindërve për problemet që kishte, derisa ajo tentoi të vetëvritej.

?Babai e mori vesh në një moment kur unë kam tentuar të bëj një gjë shumë të keqe për veten time. Kam tentuar që të vras veten vetëm nga e keqja që kisha. Sepse vjehrra më thoshte se në shtëpinë tonë nuk do të kthehesh më. Po të kthehesh këtu duhet të jesh brenda një arkivoli, më thoshte. Burrin e kishin bërë që, kur më merrte në telefon, nuk më pyeste si ishte djali apo unë, por më fajësonte si shkaktare të ndarjes nga familja e tij.?

Nga ana tjetër, rrëfen Jonida, prindërit e saj përpiqeshin që të zbusnin situatën, duke e këshilluar që të mos e prishte familjen.

?I ...