Report TV - Fier, Report TV me gomone në fshatin Qarr

  • 6 years ago
FIER-Report Tv vijon depërtimin në zonat e përmbytura. Pas fshatit Ferras, gazetari Driçim Çaka ka udhëtuar me gomone edhe në fshatin Qarr ku janë të bllokuara 50 familje. Uji në këtë zonë ka arritur deri në 2 metra, ndërsa komunikimi mund të bëhet vetëm me gomone.

Dy helikopterë prej dy ditësh janë në gatishmëri për rastet e emergjencës, ndërsa e njëjta situatë pritet që të vijojë të paktën edhe nesër nëse nuk do të ketë shi dhe uji nga Vjosa të tërhiqet.

Në këto fshatra mungon energjia elektrike, pasi shtyllat janë rrëzuar si pasojë e rrymës së ujit dhe erës së fortë. Fshati Qarr ka rreth 150 banesa.

Recommended