Situata kaotike në auotstradën Tiranë Durrës, pas përmbytjeve nga shiu, mengjesi i 1 Dhjetorit 2017

  • 6 years ago
Tiranë: Situata paraqitet mjaft problematike edhe në kryeqytet, ku Forcat e Armatosura kanë punuar gjatë gjithë natës për të evakuuar banorët, që ndodheshin nën ujë. Problemet janë shfaqur që gjatë orëve të mbrëmjes, ku u bllokua autostrada Tiranë-Durrës, e cila është zhbllokuar pjesërisht. Situata vijon të jetë kaotike, ku vetëm njëri aks është i kalueshëm me vështirësi. Në ?City Park? u përdoren gomonet për të evakuar të gjithë personat e mbetur aty, ndërsa në Vorë u përdorën eskavatorët për evakuimin e dy familjeve që kishin mbetur në shtëpitë e tyre të rrethuara nga uji.

Ndërkohë është punuar edhe në zona të tjera ku ka pasur familje të përmbytura, më konkretisht në rrugën ?Shaban Bardhoshi? në Kombinat, në Yrshek, tek Ura Gjolës, pranë ?QTU?. Gjatë natës kanë punuar rreth 400 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe efektivë në terren, në zonën e Dervenit, në Arramejas. Po ashtu 22 banorë janë evakuar në fshatin Hasan, në Krujë. Ndërkohë situatë problematike paraqitet në fshatrat rreth lumit Ishëm, i cili ka dalë nga shtrati duke hyrë brenda në shtëpitë e banorëve të cilët janë të bllokuar nga uji.

Recommended