Pas dhjetë orë debatesh, Kuvendi miratoi vetëm me votat e maxhorancës nen për nen dhe në tërësi projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2018, si dhe rrëzoi amendamentet e propozuara nga opozita.
Më herët, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha u përfshinë në debate për çështjet e buxhetit.
Kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA në prag të zgjedhjeve të 25 Qershorit ishte një tjetër çështje që shkaktoi përplasje gjatë seancës plenare.
Replika shkëmbyen edhe për koncensionet.
Akuzave të Bashës se qeveria do të paguajë 400 milionë euro për ngritjen e tre inceneratorëve për djegien e mbetjeve në Tiranë, Fier e Elbasan, Kryeministri iu kundërpërgjigj duke e sfiduar me dorëheqje kreun e demokratëve.
Shifrat e Lulzim Bashës i kundërshtoi edhe ish - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Kryeministri Rama u ktheu përgjigje edhe akuzave për dosjen Habilaj.
Në fund të seancës Kryeminitrit Rama pranoi propozimin e opozitës për të mos e futur në kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit, kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ-së Klement Zguri, duke propozuar dialog me demokratët për zgjidhjen e ngërçit.
Be the first to comment