Stop - Herraj, klasa kolektive, një mësues për shumë lëndë pak km nga Tirana! (30 nentor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Nxënësit e shkollës 9 vjecare Herraj në Kamëz bëjnë 2 kilometra cdo ditë nëpër një shteg dhish, për të arritur në shkollë.Por edhe kur mbërrijnë, orëve, që shpenzojnë atje, vështirë t?u thuash orë mësimi.Klasat janë të përziera dhe pak mësues japin shumë lloje lëndësh. Për lëndët e historisë,gjeografisë, edukatës shoqërore, edukimit fizik, vizatimit dhe muzikës nuk ka mësues me arsimin përkatës. Drejtoresha e shkollës,Liriana Tahirllari, thotë, se në shtator janë plotësuar mungesat, edhe pse, kjo nuk është aspak e vërtetë.Nga ana tjetër drejtoresha e ZA Kamëz, Ermioni Cekani thotë, se shkolla do të riparohet dhe problemi i mësuesve të munguar do të zgjidhet.

___

Audio-rregjistrim, gazetarja me Drejtoreshën e Shkollës 9 vjecare Herraj, Liriana Tahirllari:

Drejtoresha- Nga fillimi i shtatorit..tani janë plotësuar!
Drejtoresha- Mësuesi i Histori-Gjeografisë ka qenë Nevruz Topi. Eshtë emëruar në Zallherr, dhe ka ardhur mësuesi tjetër i Bio- Kimisë, që t?i plotësojë, se pesë orë janë ato!
Drejtoresha- Pregatiten mësuesit, pregatiten! Hajde një orë mësimi, na dëgjo!
Drejtoresha- Po!
Drejtoresha- Cfarë të them unë?

Recommended