Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë 22-vjeçari Pjetro (Marian) Mecaj, i cili dyshohet si autori i grabitjes së një supermarketi në lagjen ?Hajro Çakërri?, katër ditë më parë.
Mecaj nën kërcënimin e thikës ka arritur të grabisë kasën bashkë me xhiron ditore.

Policia pas identifikimit të tij ka arrestuar 22-vjeçarin, në shtëpinë e të cilit u gjet dhe u sekuestrua 5.74 kg kanabis, 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.

Gjithashtu u gjetën dhe fara kanabisi dhe 2 fidanë kanabis të kultivuara në vazo.

Aksioni për kapjen e 22 vjeçarit u krye nga FNSH dhe policia e Vlorës.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended