Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/9/2018
Mbledhja e katërt e dy qeverive Shqipëri-Kosovë u mbyll me nënshkrimin e 4 marrëveshjeve të rëndësishme në frymën e bashkëpunimit të një partneriteti strategjik, por dhe 8 memorandumeve e protokolleve të përbashkëta.



Qëllimi është një i vetëm, siç e dëshmon dhe motoja e zgjedhur për takimin në shtëpinë e flamurit në Korçë në vigjilje të 105-vjetorit të Pavarësisë, ?Një Toke, Një Popull, një Ëndërr?, që 2 shtet të përfaqësohen si një i vetëm kur vjen fjala tek interesat e shqiptarëve, ku integrimi në familjen europiane është në krye të axhendës së përbashkët.

?Sot këtu nga Korça askush nuk mund të na pengojë më që të bëhemi edhe ne shkronjës të historisë së Europës moderne. Kemi nisur ta bëjmë këtë dhe është në dorën tonë që historinë ta shkruajmë në një mënyrë të tillë, që nesër të flasë mirë për ne. Duhet vetëm të vendosim njëzëri se çfarë do të shkruajmë dhe sëbashku atë që shkruajmë ta bëjmë realitet. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kjo sipërmarrje e përbashkët, unike, kërkon kurajo të përditshme nga të dyja palët për të përballuar tendencat bllokuese të interesave të çastit, të klaneve dhe monopoleve.?

Për kryeministrin Rama takimet periodike mes 2 kabineteve qeveritare nuk janë provokime, por mbledhje të vlefshme që po japin për të rezultate të prekshme në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve mes 2 shteteve shqiptare. Ndaj flet me shifra për atë çfarë është arritur që pas mbledhjes së parë të mbajtur në Prizren.

?Volumi tregtar me Kosovën përbën 2.7 për qind të tregtisë së përgjithshme të Shqipërisë. 10 vjet më parë përbënte vetëm 1.1 për qind.?

Kryeministri Haradinaj zgjodhi te flasë për ecurinë që ka bërë vendi i tij në këto vite të pavarësisë dhe thekson rolin vendimtar të Shqipërisë në konsolidimin dhe njohjen e mëtejshme të Kosovës.

?Vetëm së bashku, edhe Shqipëria pra, mund ta ndihmojë Kosovën në këto procese shumë me rëndësi për forcimin e pavarësisë sonë.?

Projektet që priten të marrin jetë janë disa, por më të rëndësishme për kryeministrin Rama është vendosja ne funksionim i linjës së interkonjeksionit që mbahet e bllokuar nga Serbia si dhe funksionimi i zyrës operacionale në portin e Durrësit për mallrat e sipërmarrësve nga Kosova.

Edhe në konferencën e përbashkët për shtyp 2 kryeministrat rikonfirmuan se vendimet e ndërmarra në këtë mbledhje i shërbejnë sfidës që bota shqiptare të prezantohet si një e vetme dhe e pandashme.

?Pavarësisht se ne jemi të ndarë në dy shtete, bota shqiptare është një dhe e pandashme për të dyja qeveritë tona?, tha Rama.

?Në rrugëtimin tonë më tutje, rrugëtimin euroatlantik e shikojmë të lidhur ngushtë me Republikën e Shqipërisë?, tha Haradinaj.

Kabinetet e 2 qeverive të martën do të udhëtojnë në Vlorë për tu bërë pjesë e festimeve për festen e pavarësisë. Ky takim dy ditore shënon dhe çeljen zyrtare të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, logo e të cilit prezantohet në një aktivitet në shtëpinë e pavarësisë ku merr pjesë dhe presidenti i Republikës.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended