Pas akuzave të maxhorancës se Partia Demokratike ka përdorur para të pista për të lobuar me një kompani offshore në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit, Lulzim Basha thotë se fshihet një tjetër skandal në radhët e qeverisë.
?Një shashkë e bazuar në mashtrime që s?mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do ti bëhen të njohura publikut.?
Kreu i demokratëve përpara mediave u shfaq edhe me emrin e atij që sipas Bashës qëndron pas dekonspirimit të aksionit për arrestimin e tre ish-drejtuesve të policisë, të akuzuar për kultivim dhe trafikim të kanabisit.
?Është bërë nga Fatmir Xhafaj me porosi të Edi Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Tahirin. Si mund të pranojë Xhafaj të arrestojë drejtorin e policisë së Vlorës që për 4 vite me radhë ka mbrojtur vëllain e Fatmirit edhe pse është i dënuar për trafik heroine dhe bredh i lirë rrugëve??
Këto deklarata Basha i bëri pas një takimi që zhvilloi në kryesinë e Kuvendit me deputetët të Komisionit të Ligjeve, ku tha se opozita ka një plan veprimi për të parandaluar emërimin nga kryeministri të një kryeprokurori të përkohshëm. Ai e cilësoi të jashtëligjshme edhe nismën tjetër të maxhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ-së.
Be the first to comment