Ora News- Pas Vlorës, aeroport turistik në Sarandë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Transportit dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se përveç aeroportit të Vlorës ku po bëhet studimi i fizibilitetit, po kryejnë një studim për ndërtimin e një aeroporti turistik në Sarandë.

Në Komisionin e Ekonomisë, Gjiknuri tha se Saranda është qyteti më i përshtatshëm për ndërtimin e aeroportit, duke sjellë zhvillim në të gjithë zonënë.

Gjiknuri: Ne kemi plane edhe për promovimin e mundësisë së ndërtimit të aeroporteve të reja. Tashmë ka interes të shprehur nga një konsorcium turk për aeroportin e Vlorës i cili është duke u përgatitur studimi i fizibilitetit. Ashtu sikurse po kryejmë një studim për mundësinë e ndërtimit të një aeroporti turistik në Sarandë, pasi mendojmë që Saranda me mundësitë turistike që ka dhe kaparcitetet e hotelerisë që ka dhe e ndodhur përballë një hapi turistik sic është Korfuzi ka shumë mundësi që të justifikohet ngritja e një aeroporti që do të sjellë një zinxhir tjetër zhvillimi në të gjithë zonën

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/aeroport-turistik-ne-sarande

Recommended