Report TV - Pas abuzimit me tokat në Kavajë,njerëz të Roshit e Dajës

  • 6 years ago
Ekskluzive - Një ditë pas arrestimeve në Kavajë, Report Tv zbulon ekskluzivisht emrat e përfituesve të 36 ha tokë ranishte nëpërmjet falsifikimit, në zonën e bregut të Spillesë. Ata janë familjarë të drejtuesve dhe ish-drejtuesve lokalë, si ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi dhe ish-kryetari i degës së PS, Gentjan Daja, si dhe familjarë e të afërm fisnorë të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, e ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.
Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë e dy ish-zyrtarëve të lartë të PS, si dhe familjarë dhe të afërm fisnorë të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini. Këta persona, siç rezulton nga dokumentat zyrtarë, kanë qenë përfitues të drejtëpërdrejtë ose e kanë marrë pronësinë nëpërmjet transaksioneve nga shtetas të tjerë. Në disa raste, rezulton se familjarët e drejtuesve lokalë, pasi janë bërë pronarë, ua kanë shitur tokat e tyre kompanive ndërtuese për zhvillimin e tyre.

Nga hetimi i Prokurorisë së Kavajës rezultoi se drejtues dhe ish-drejtues lokalë të qytetit kanë tjetërsuar llojin e tokës nga ranishte në tokë arë, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar. Pas ndryshimit të regjimit të tokës, ata e kanë ndarë atë tek persona të ndryshëm, si edhe e kanë regjistruar në Hipotekë.
Ditën e martë, me urdhër të Prokurorisë së Kavajës u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe nënprefekti i Tiranës, drejtori i ALUIZNI-t në qytet, si edhe disa zyrtarë të Hipotekës. Ndërkohë, është shpallur në kërkim ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Çikalleshi, i cili është edhe vjehrri i ish-kryetarit të PS-së në qytet, Gentian Daja.

Recommended